Kërkesa e çuditshme e portierit ndaj Neymart: Më lër të pres penalltinë, kam nusen në stadium (video)

11 maj 2022 | 14:49

Në fundjavë PSG-ja dhe Troyes u përballën me njëra-tjetrën në “Parc des Princes”.

Para se Neymari të shënonte penalltinë, portieri i Troyes, Jessy Moulin, tentoi të shpërqendrojë sulmuesin me një shaka. Neymari iu afrua pikës së bardhë dhe pikërisht në këtë moment, portieri Jessy Moulin iu afrua brazilianit duke i bërë një kërkesë që shkaktoi të qeshurat e sulmuesit.

Vetë portieri i tregoi “Le Parisien” se i kishte kërkuar Neymarit që t’i tregonte se nga cila anë do të godiste: “I thashë se nëse do t’i prisja penalltinë, do të bëja krenarë prindërit e mi, vëllezërit dhe nusen, që kishin ardhur në stadium. Ju luta të më tregonte të paktën nga do të godiste. Ai më tha që t’i tregoja nga do të hidhesha, që të më tregonte nga do të godiste. ‘Zgjidh krahun se ta them unë’, m’u drejtua. Nuk ia tregova krahun, por gjatë gjithë këtyre batutave, qeshëm shumë”.

Si përfundim, Neymar shënoi, me portierin që nuk u hodh fare, duke menduar se braziliani do të bënte një “Panenka”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SPERTK-së, Gëzim Bimbashi dhe anëtari i Kryesisë, Blerim…