Kërkesa e Hotit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 15:00

05 janar 2021 | 14:56

Sot (e martë) do të mblidhet Kryesia e Kuvendit në orën 15:00, për të diskutuar rreth mbajtjes së seancës plenare për shqyrtimin e Propozim-vendimit të qeverisë për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Lajmi është bërë me dije nga Kuvendi i Kosovës.

“Vendi: Salla C-301, ora 15:00. Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për mbajtjen e Seancës plenare për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Evertonit në Premier League, Carlo Ancelotti, ka folur…