Kërkesa e Kurtit për zgjedhje, Tahiri: Lajm i mirë paralajmërimi i kryeministrit për t’u larguar
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për zgjedhje të reja parlamentare.
Tahiri ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje është paralajmërim i kryeministrit për t’u larguar.
Në këtë kontekst, Tahiri ka theksuar se kërkesa e Kurtit për zgjedhje është lajm i mirë për Kosovën.
“Kërkesa e Albin Kurtit për zgjedhje të parakohshme është paralajmërim për t’u larguar. Është lajm i mirë paralajmërimi i Albin Kurtit për t’u larguar. Kjo do të ishte e vetmja e mirë që Albin Kurti do t’ia bënte Kosovës në këto tri vjet.
Largimi i Kurtit do të thotë largim i sanksioneve ndërkombëtare. Largimi i Kurtit do të thotë fundi i stagnimit ekonomik. Largimi i Kurtit do të thotë ndalje e tenderëve njëburimorë qindra-milionësh. Sa më afër largimi i Albin Kurtit, aq më afër zhvillimi i Kosovës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.