Kërkesa e plotë e LV-së e dërguar në Gjykatën Kushtetuese për dekretin e Thaçit (Dokument)
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Në këtë kërkesë është thënë se kjo gjykatë mund të vendosë masë të përkohshme ndaj çështjes që është objekt shqyrtimi në procedurë me qëllim të evitimit të rreziqeve apo dëmeve të pariparueshme ose marrjen e masave në interesin publik.
Në kërkesën e Vetëvendosjes, vërehen edhe citate nga kushtetutat e disa prej vendeve të rajonit dhe evropiane.
Kushtetuat që përmenden në këtë kërkesë janë: Kushtetuta e Kroacisë, e Sllovenisë, e Gjermanisë, e Greqisë, Serbisë dhe Shqipërisë si dhe Korniza Kushtetues për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë.
Kjo është kërkesa e plotë: