![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/melizaharadinaj04062021-600x360-1.jpg)
Kërkesa e ShBA-së për shtyrje afati nënkupton se qeveria nuk e njoftoi
Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj thotë se kërkesa e ShBA-së për shtyrjen e afatit prej 30 ditësh për zbatimin e vendimit për targat nënkupton se qeveria nuk i ka njoftuar paraprakisht partnerët ndërkombëtarë.
Ajo thotë se “vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!”.
Reagimi i saj i plotë, pa asnjë ndërhyrje:
Kërkesa amerikane për shtyerje 30 ditëshe të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit.
Moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë (sidomos SHBA), duke besuar se forcon sovranitetin dhe vetëvendosjen politike, në realitet po na dobëson duke u detyruar të zbrapsemi turpshëm përballë Serbisë (e Rusisë).
Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!