
Kërkesa e VV-së për rivotim me postë, Muharremi: Ata mund ta humbin edhe një mandat
Analisti Shënoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP, ku ka kërkuar që të anulophen të gjitha votat me postë, si dhe bëhet rivotim.
Ai ka deklaruar se, VV-ja me këtë kërkesë po rrezikon me humbë një mandat. Sipas Muharremit mandatet e LDK-së nuk ndryshojnë, 20.
Postimi i plotë:
LVV, me kërkesën për përsëritje të votimit me postë, po rrezikon me humbë edhe një mandat. Aktualisht, pa vota me postë, LVV ka 47 mandate e PDK 25. Mandatet e LDK-së nuk ndryshojnë, 20. Mirë është të gjitha dyshimet për keqpërdorime eventuale me u adresu dhe hetu. Por një përsëritje e votimit duket e palogjikshme.
Gjithashtu efekti eventual i përsëritjes do të mund të nënkuptonte një mandat më shumë për PDK dhe një më pak për LVV. Fundja PDK është partia e vetme që nuk përfitoj nga kjo mënyrë e votave. Mesiguri ata do e bëjnë maskimumin me rikuperu këtë ‘defekt’ në sistem në rast se kjo përsëritet.
LVV në fund, munden me mbetë mesiguri edhe me më pak 51.75% të votave me postë që kanë fituar nëse përsëritet votimi. Por qëllimi dhe strategjia e LVV-së duket të jetë me e zvarritë sa më gjatë procesin deri te certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve.