Kërkesa për hapjen e urës së Ibrit, BE-ja dhe KFOR-i: Gjithçka duhet të diskutohet dhe vendoset në dialog

31 maj 2024 | 14:32

Bashkimi Evropian (BE) që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë  se çështja e urës mbi lumin Ibër duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ka pasur shumë kriza dhe pak hapa për zgjidhjen e tyre, duke theksuar se blloku evropian është i interesat që të mos ketë kriza të reja.

“Hapja e urës është pjesë e dy marrëveshjeve. Por, përkundër përpjekjeve tona, kjo urë ka mbetur e mbyllur për trafik. Pasi kjo është pjesë e dialogut, gjithçka duhet të diskutohet dhe të vendoset në dialog me pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano përmes një deklarate për media më 31 maj.

“Vazhdojmë t’i ftojmë palët që të zbatojnë marrëveshjet e dialogut, e kjo vlen edhe për urën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka kërkuar që çdo vendim për urën mbi lumin Ibër të merret në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin që derivon nga Kombet e Bashkuara për të ofruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përfshirë përmes pranisë së vendosur në urën e Mitrovicës dhe patrullimeve në zonat përreth”, ka thënë KFOR-i për “Radion Evropa e Lirë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri më tani Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural…