Kërkesa për zgjedhje të reja, joserioze
Analisti politik Behxhet Shala ka vlerësuar se kërkesa për zgjedhje të reja më tepër është një kërcënim sesa përpjekje serioze e subjekteve politike.
Ai ka thënë se nuk ka gatishmëri dhe kushte për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Madje, sipas Shalës, mbajtja e zgjedhjeve nuk do të kishte kuptim pa u kryer një reformë e thellë zgjedhore.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se opozita nuk do të parashtrojë mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale.
Sipas Shalës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur nuk do të bëhen bashkëpunëtorë të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë.
Pavarësisht prej problemeve, ai ka thënë se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë të funksionojë edhe për një kohë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Epoka e re)