Kërkesa të shumta për ndryshim të skuadrës

17 janar 2025 | 12:20

Ka përfunduar miniafati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar.

Ka pasur kërkesa të shumta për ndryshim të skuadrës, sidomos nga hendbollistet.

Kështu, dy lojtaret turke që ishin në shtatëshen më të mirë të vitit të kaluar, Fetane Uzunlar e Sevdanur Ozkan, kanë bërë kërkesë për kalim nga Samadrexha te Vushtrria.

Natalija Milatoviq, që ka luajtur për Kosovën, ka bërë kërkesë për kalim te Samadrexha, kurse kësaj skuadre i bashkohet edhe Tina Hetemi.

Shumë lojtare kanë bërë kërkesë për të kaluar te Tereza, ndërsa pritet të konfirmohen përforcime edhe për Istogun, Samadrexhën, Ulpianën, Dukagjinin, Besën e skuadra të tjera.

Te hendbollistët janë gjithsej 13 kërkesa.

Trepça ka bërë kërkesë për regjistrimin e pesë lojtarëve, tre prej tyre nga Llapi: Arbër Neziri, Luigj Kolaj e Ardi Halili. Pritet të konfirmohet kalimi i Ardit Tafilajt nga Besa Famgas te Rahoveci, ndërsa përforcime kanë bërë edhe Drita, Prizreni, Vushtrria e Istogu.

Kërkesat e bëra gjatë afatit kalimtar do të shqyrtohen nga Komisioni për regjistrim.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin…