Kërkesat e FIT-it dhe paralajmërimet për dorëheqje, flet drejtori i Policisë
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka komentuar protestat e Njësisisë Speciale Intervenuese që kërkuan rritje të shtesave për rrezikshmërinë në punë.
Hoxha tha se po pret që qeveria të reflektojë për kërkesat e Njësisë Speciale Intervenuese, por edhe njësive të tjera, transmeton lajmi.net.
“Unë jam përfaqësues i Policisë së Kosovës dhe do të punoj që policët tanë të jenë të kënaqur me kerkesat e tyre dhe pastaj edhe Qeveria normalisht besoj që do të reflektojmë bashkëarisht që ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, ka thënë Hoxha për TV Dukagjini.
Tutje ai ka komentuar edhe paralajmërimet së zyrtarët policorë mund të dhënë dorëheqje nëse kërkesat e tyre nuk merren parasyshë
“Dorëheqje ka pas dhe ka me pas në Policinë e Kosovës sepse njerëzit gjejnë zgjidhje. Por ne po punojmë që të mos vijmë deri tek kjo dorëheqje e njësive tona elitare sepse ne skemi polic edhe skemi polic elitar për të humbur, është investim i madh që është bërë në ta dhe ne do të mundohemi që ata t’i mbajmë brenda”, ka vijuar ai.