Kërkesat e policisë, Musliu: Këto kërkesa Bedri Hamza do t’i adresonte brenda 100 ditësh
04 tetor 2024
| 10:40
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se qeveria Kurti ende nuk ia ka plotësuar kërkesat Policisë së Kosovës.
Ajo beson se kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza do t`i realizon këto kërkesa.
Musliu ka shkruar në “Facebook” se nëse Hamza brenda 100 ditësh të qeverisjes së tij nuk i adreson këto çështje, ajo do t;i kërkonte llogari atij.
“Policia e Kosovës para një viti kishte këto kërkesa, edhe një vit pas gjendja është e njjtë. Nëse kryeministri i ri Bedri Hamza brënda 100 dite të qevrrisjes së tij nuk i adreson këto çështje unë përsonalisht do ti kërkoj llogari”, ka shkruar Musliu.