Kërkimet për Armend Trenën, shkatërrohet ura në lumin Lepenc
05 maj 2018
| 17:43
Ura e improvizuar e ‘Bechtel Enkes’ nën të cilën dyshohet se mund të jetë polici Armend Trena është shkatërruar.
Ekipet e Policisë, FSK-së dhe zhytësit po qëndrojnë aty duke përcjellur situatën, shkruan Indeksonline.
Sot janë bërë një javë që nga zhdukja e policit Armend Trena, ndërsa kolegu i tij Malsor Dashi është gjetur para dy dite.
Ekipet e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë, me ndihmën e shumë klubeve të zhytësve e vullnetarëve po vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, aty ku ka rënë vetura.
Mirëpo, sot moti me shi po ua vështirëson kërkimet për policin.