Kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit të zhdukur, ende asnjë gjurmë

11 janar 2025 | 19:06

Policia e Kosovës dhe ekipi i Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë nisur sot kërkimet për Arban Hisarin, 26-vjeçarin nga Prizreni, i cili është raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetori 2024.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se operacioni i kërkimit ku është angazhuar Policia e Kosovës, por edhe FSK, deri më tani nuk ka pasur rezultat në gjetjen e ndonjë gjurme nga 26 vjeçari i zhdukur që nga dhjetori.

Kërkimet kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjtë” .

Në këtë operacion po marrin pjesë sektori rajonal i Hetimeve të Prizrenit dhe patrullat policore nga Gjakova, të cilët po angazhohen për zbardhjen e fatit të të riut.

Për gjetjen e tij janë angazhuar edhe dje FSK dhe Policia e Kosovës.

“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionale për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhej në njoftimin e FSK-së.

“Personi Arban (Dashnor) Hisari i lindur me datë 05.06.1998 nga Prizreni, është larguar nga shtëpia me datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se ku gjendet”, ka njoftuar policia më 30 dhjetor. /Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për…