Kërkohej nga Brazil për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë

11 korrik 2021 | 13:06

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet në Qafë Thanë me qëllim ekstradimi drejt Brazilit, 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.

Për këtë shtetas gjykata Federale Penale në Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale trafikimin e narkotikëve.

”Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Brazilit të shtetasit F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut. Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.” – njofton policia.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Brazilit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bullgari po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dytat…