Kërkohet angazhim më i madh i avokatëve sipas detyrës zyrtare
24 maj 2018
| 13:21
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka pritur në takim zyrtar kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.
Në këtë takim, Rexha ka treguar angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit publik.
Gjatë këtij takimi është çmuar lart bashkëpunimi i ndërsjellët ndërinstitucional, duke u veçuar nevoja e një angazhimi sa më të madh të avokatëve sipas detyrës zyrtare të caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.