Kërkohet arrestimi i Vuçiqit, reagon Vulini: Goditje ndaj Serbisë
13 gusht 2018
| 19:57
Thirrja për një kryengritje të armatosur nuk është qëndrim politik, por është një krim i rëndë, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, në përgjigje të udhëheqësit të “Dverit”, Boshko Obradoviq, i cili përmes një shkrimi në “Twitter”, bëri thirrje për arrestimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Të kërkohet gjakderdhje dhe të ftohet ushtria e policia për të luftuar kundër vendit të tyre, dhe nga qytetarët e Serbisë, nuk është politikë, por një goditje ndaj Serbisë dhe paqes së saj”, ka thënë Vulin, transmeton “KsP”.
Obradoviqi të shtunën i bëri thirrje ushtrisë dhe policisë serbe për të arrestuar Aleksandar Vuçiqin për shkak të deklaratës se “është për ridefinim të kufijve me Kosovën”.