Kërkohet heqja e orës policore, Sogojeva paralajmëron padi për humbjet e shkaktuara

09 shtator 2021 | 13:36

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka kërkuar që të hiqet  ora policore, duke e quajtur krejt të panevojshme dhe pa ndonjë efekt.

Kryetari i kësaj Ode, Hysen Sogojeva ka thënë se ora policore si masë nuk është efektive.

Ai ka treguar se janë duke planifikuar padi kolektive ndaj humbjeve që kanë pësuar dhe mospagesat ndaj tyre.

“Duke i parë kapacitetet ekonomike të forcës së shtetit, mbyllja totale nuk na kishte konvenuar, sepse kur mbyllemi duhet të jepen mjete. Mbyllja totale është e papranueshme, andaj e vetmja mundësi është vaksinimi”.

“Kërkesat tona kemi me i përfunduar e sidomos për humbjet tona, ndoshta përmes Odës do kemi edhe  padi kolektive për këto humbje që të na paguhen”, ka thënë Sogojeva për “EO”.

Sogojeva: Më 15 qershor hapen sallat e dasmave, jemi në përgatitje të  manualit për mbajtjen ahengjeve

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku…