Kërkohet hetim për vrasjen e 16 të burgosurve politik
Shoqëria Lëvizja ka dorëzuar 12 lëndë për hetim në Prokurorinë Speciale. Këto lëndë hetimi janë për vrasjen e të gjashtëmbëdhjetë të burgosurve politik, të cilit ishin drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Lëvizjes Kombëtare.
Xhevat Bislimi, kryetar i shoqërisë Lëvizja, tha se këto lëndë u dërguan për t’u hetuar vrasja e veprimtareve të lëvizjeve popullore, në mesin e të cilëve janë emrat e Shaban Shala, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Nuhi Berisha e Ukshin Hotit.
Bislimi tha se pret që të bëhet zgjidhja e lëndëve që u dorëzuan në Prokurorinë Speciale dhe të ndriçohet fati i veprimtarëve për të cilët nuk dihet se si u vranë.
Ndërkaq, Bajram Ajeti ka shprehur besimin që Prokuroria Speciale do të veprojë për zgjidhjen e këtyre lëndëve.
Ajeti tha se vrasës të këtyre heronjve janë disa persona të cilët vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, por hezitoi të flasë me emra.
Në këto12 lëndë për të cilët është kërkuar hetimi janë rastet e 16 të burgosurve e të vrarëve politik gjatë kohës së para luftës.