Kërkohet kthimi i shqiptarëve nëpër pronat e tyre në veri të Kosovës

02 nëntor 2020 | 13:13

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke duke diskutuar për problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës.

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, në emër të propozuesit të debatit parlamentar, ka ftuar partitë për krijimin e një strategjie për t’i kthyer shqiptarët në pronat e veta në veri.

Ndërsa deputetja Saranda Bogujevci nga Vetëvendosja ka thënë se janë rreth 500 prona të shqiptarëve në veri që mbeten të uzurpuara nga serbët.

“Serbia vazhdon kolonizimin me ndërtimin e 300 shtëpive në Luginë e Diellit që do popullohen me 1500 serbë nga Serbia. Në këtë vendbanim do ndërtohet një kishë, mjekësi familjare dhe objekte të tjera. Shqetësimi i banorëve në veri është ndërtimi agresiv nga ana e serbëve kundër shqiptarëve duke i shpopulluar këta të fundit”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, deputetja Saranda Musliu nga LDK-ja ka thënë se kjo situatë në veri duhet t’i alarmojë se sa serioze është gjendja atje.

“Kjo situatë duhet të na alarmojë që të bëjmë përpjekje për të ndaluar hovin e diskriminimit aty. Na takon të gjithëve të veprojmë në kuadër të kompetencave që i kemi”, është shprehur ajo.

Më tutje, deputeti Abelard Tahiri nga PDK-ja ka thënë se Kosova në veri nuk ka pasur institucionet të veta deri në vitin 2011, teksa ka shtuar se me qeverisjen e PDK-së është vendosur kontrolli atje.

“Nga 2011 e tutje kur ka filluar shtrirja e institucioneve në atë pjesë, vendosja e pikave doganore, është ndalë në masë të madhe kontrabanda edhe pse ka ende zhvillim i kësaj dukurie. Çështja e zgjidhjes së këtij problemi dhe vendosjes së kontrollit të sovranitetit ka ndodhur me qeverisjet e PDK-së dhe është mbështetur edhe nga partitë tjera”, ka thënë Tahiri

Kurse, deputetja Time Kadrijaj nga AAK-ja ka thënë se situata në veri të Mitrovicës që nga paslufta ka ndikuar që shqiptarët të ndjejnë mos përkatësi për shkak të mosqasjes në institucione arsimore e mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi i ka bërë thirrje…