Kërkohet lirimi i Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij  

19 shtator 2018 | 12:51

Qindra qytetarë dhe veteranë sot kanë protestuar për lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe bashkëluftëtarit të tij, Jahir Demaku.

Protesta është mbajtur me moton “Duam drejtësi për çlirimtarët” para Pallatit të Drejtësisë në kryeqytet.

Sipas protestuesve, është i padrejtë qëndrimi i mëtutjeshëm i çlirimtarëve në burg.

Para të pranishmëve ka folur avokati, Tomë Gashi, i cili ka thënë mbajtja e Sylejman Selimit në burg është shkelje të drejtave të njeriut.

“Kemi paraqitur dhjetëra kërkesa për lirimin e Sylejman Selimit dhe deri me tani nuk kemi pasur kurrfarë rezultati pozitiv, e kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”, ka deklaruar ai.

Protestat do të vazhdojnë deri në lirimin e Sylejman Selimit, Jahir Demakur dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leo Messi vazhdon të shtojë rekordet e karrierës së tij…