Kërkohet mbështetja e Britanisë për konsolidimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO), Richard Moore, nga i cili ka kërkuar mbështetje për konsolidimin e vendit tonë.
“Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO). Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin e gjithanshëm të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/