Kërkohet mbështetje për personat me aftësi të kufizuara
Fëmijët me aftësi të kufizuara janë në mesin e personave që pranojnë më së paku burime dhe shërbime, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sznunuyog, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë për t’i mbështetur që të shprehin aftësitë e tyre dhe të zënë vendin e merituar si të barabartë në shoqëri”, tha Sznunuyog përmes një postimi në Twitter.
Në Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Sznunuyog bëri thirrje që të gjithë të bashkohen, “që ta bëjnë Kosovën një shoqëri përfshirëse për të gjithë fëmijët”.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë që merren mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, edhe sivjet kërkuan nga autoritetet kompetente në Kosovë që të zbatojnë ligjet për këtë kategori të shoqërisë.
Në shënim të kësaj ditë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe organizatën e studentëve Handicap.
Në këto takime, Osmani shprehu mbështetjen, duke theksuar se “objektiv i përditshëm” është gjithpërfshirja e tyre në shoqëri, punësimi dhe jeta e dinjitetshme.
Ajo njoftoi se do të ndajë 100.000 euro shtesë subvencione për organizatat që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Ndryshe, me një vendim të Qeverisë së Kosovës, viti 2022 është shpallur “Vit i personave me aftësi të kufizuara”.
Në bazë të këtij vendimi, institucionet obligohen që gjatë vitit 2022 të plotësojnë kuotën e punësimit në bazë të Ligjit për aftësim, riaftësim dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara. Inspektorati i Punës, në anën tjetër, obligohet për inspektimin e zbatimit të këtij ligji.
Por, punësimi mbetet ende problemi kryesor i tyre. Vetëm 99 persona që punojnë në institucionet publike të Kosovës janë me aftësi të kufizuara – nga mbi 83 mijë sa është numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë sektor.
Me ligjin në Kosovë, sektori publik dhe ai privat janë të obliguar që të punësojnë një person me aftësi të kufizuara në çdo 50 punëtorë.
Në bazë të kësaj, i bie që institucionet publike do të duhej të kishin të punësuar mbi 1.600 persona me aftësi të kufizuara.

Probleme, megjithatë, nuk duket se ka vetëm me punësimin. Institucionet publike nuk i paguajnë as obligimet materiale që kanë ndaj personave me aftësi të kufizuara.
Në bazë të Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, në rast se punëdhënësi nuk i përmbush detyrimet për punësimin e kësaj kategorie, ai duhet të ndajë në një xhirollogari të veçantë pagesat mujore – me vlerën e pagës minimale – për çdo person me aftësi të kufizuara që do të duhej ta kishte të punësuar.
Këto para, pastaj, do të shfrytëzoheshin për projekte të ndryshme, me qëllim të përgatitjes së personave me aftësi të kufizuara për treg të punës.
Vlera e pagës minimale në Kosovë aktualisht është 130-170 euro.
Inspektorati i Punës, në fund të muajit qershor, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, deri më tani, asnjë institucion publik nuk i ka bërë pagesat për “shkaqe teknike”, por nuk specifikojnë më shumë.
Nëse rast se nuk përfundohen këto obligime, ligji kërkon që punëdhënësi të ndëshkohet me gjobë nga 500 deri në 2.000 euro. Rel