Kërkohet më shumë punë në implementimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore

19 nëntor 2018 | 14:59

Ministria e Financave dhe  Banka Botërore kanë organizuar të hënën tryezë diskutimi me të gjitha ministritë dhe agjencitë e linjës për rishikimin e portfolios kreditore të projekteve me financim përmes huamarrjes.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të diskutohet në baza të rregullta progresi i implementimit të projekteve me financim kreditor të Bankës Botërore, sfidat dhe adresimi për të ardhmen dhe kjo gjithmonë me objektiven për implementim sa më efektiv dhe efikas të të gjitha projekteve në fjalë.

Me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se projektet me financim përmes huamarrjes/kredive shtetërore bartin koston e tyre financiare mbi shumën e shpenzuar e që është interesi, por edhe tarifa tjera të aplikueshme mbi shumën e pa tërhequr.

Sipas ministri Hamza, implementimi me kohë i projekteve kursen buxhetin e Kosovës në njërën anë dhe në të njëjtën kohë implementimi efikas i tyre kontribuon në rritjen ekonomike në vend.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha ministritë implementuese të projekteve dinamizëm më të shtuar në procesin e implementimit të projekteve dhe përkushtim më të madh në shpenzimin transparent dhe efektiv të fondeve të huamarrjes. “Implementimi me kohë i projekteve aktuale krijon mundësi të reja për Ministrinë e Financave që ndaj Bankës Botërore të kërkojë fonde shtesë me kushte të favorshme kreditore dhe financojë projekte tjera zhvillimore për Kosovën”, ka thënë ministri Hamza.

Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, duke falënderuar ministrin Hamza për bashkëpunimin dhe zotimin e tij ndaj Bankës Botërore, ka rikonfirmuar se përkrahja e Bankës Botërore për Kosovën do të vazhdojë.

Ai ka theksuar nevojën për implementim më efektiv dhe më efikas të projekteve të financuara nga Banka Botërore.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka…