Kërkohet me urgjencë plazma e gjakut për aktorin Luan Jaha

16 mars 2021 | 12:34

Aktorit të njohur kosovar, Luan Jaha, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të infektimit me Covid-19. Vajza e tij, Hana ka bërë thirrje që njerëzit vullnet mirë t’i sigurojnë plazmën e gjakut.

“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin (Luan Jaha), andaj personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv të më lajmërohen. Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa. Ju falënderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën. Ps. Për detaje ju lutem na shkruani në ‘inbox’ ose në 049175395”, ka shkruar Hana llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Fol ka publikuar raportin e punës së qeverisë për…