Kërkohet ndihma e qytetarëve për të siguruar një mbrojtje të mirëfilltë për Hashim Thaçin
26 prill 2024
| 15:47
Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej vitesh gjendet në paraburgim.
Në njoftimin e këtij fondacioni është thënë se mbështetja financiare është e nevojshme për një mbrojtje të mirëfilltë juridike.
“Në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçit i duhet përkrahja juaj! Ndihmoni edhe ju për t’i siguruar mbështetje financiare që i mundëson mbrojtje të mirëfilltë juridike”, është thënë një njoftimin e publikuar në “Facebook”.