Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e Valdet Zeqiraj nga Istogu
Sipas njoftimit të familjes Zeqiraj nga Studenica, Valdeti 27 vjeç, vuan që dy vite nga sëmundja e kancerit.
Ditëve të fundit thuhet se gjendja e tij është përkeqësuar, dhe se ai kërkon ndihmë për jetë.
Sipas njoftimit të familjes Zeqiraj, Valdeti është i shtrirë në spitalin “Anadollu Hospital” në Stamboll të Turqisë.
Mjekët i kanë kërkuar që t’i nënshtrohet një terapie të quajtur Imunoterapi, por kjo terapi e arrin shumën mbi 130.000 euro.
Në njoftimin e familjes thuhet se Ministria e Shëndetësisë ua ka premtuar 23.000 euro, por mjetet tjera iu mungojnë, prandaj kërkohet ndihmë për Valdetin.
Apeli i familjes Zeqiraj:
“Të nderuar bashkëqytetarë, njerëz të vullnetit të mirë.
Kërkojmë ndihmën tuaj, në këto ditë të rënda për familjen tonë.
Djali ynë VALDET (HALI) ZEQIRAJ 27 vjeç tash e dy vite vuan nga sëmundja: Dg. Lymphoma Hodking (Tumor).
Këto ditë gjendja shëndetësore e Valdetit është përkeqësuar shumë. Tash e një javë Valdeti po lufton për jetë ku është i shtrirë në kujdesin Intensiv në Spitalin “ANADOLLU HOSPITAL” në Stamboll të Turqisë.
Trajtim i kësaj sëmundje kalon shumën mbi 130.000 euro, ku 23.000 euro janë premtuar nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak se tani mjeket Hematologë në Turqi kanë vendosur që Valdeti të trajtohet me një Terapi (Imunoterapi).
Kërkojmë ndihmën tuaj.
Numri kontaktues: +38649888660 Ndihma e Juaj, është shpresë për jetë për Valdetin.
Ndihmën tuaj financiare mundë ta bëni në këtë numër të Xhirollogarisë Bankare:
Raiffeisen Bank Kosovë SEIFT CODE: RBKOXKPRXXX Në emër të: Musa Zeqiraj IBAN: XK05 Llogaria Bankare: 1506021002232490 Austri – Vienna SWIFT /BIC – RZBAATWW Llogaria Bankare: 1506021002232490 Gjermani – Frankfurt SWIFT /BIC – DEUTDEFFXXX Llogaria Bankare: 1506021002232490 Zvicer- Berne SWIFT /BIC – POFICHBEXXX Llogaria Bankare: 1506021002232490
Faleminderit për ndihmën tuaj në këto ditë të vështira për ne. Familja Zeqiraj”.