Kërkohet ndryshimi i ligjit për prokurim publik

18 shtator 2020 | 14:34

Klubi i Prodhuesve së bashku me STIKK – Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, KIMERK – Kllasteri i Bizneseve të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës, KAMA – Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve, Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës dhe G7- Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, kërkojnë ndryshimin e ligjit për prokurim publik.

Kjo kërkesë vjen kur shumë prodhues vendorë janë duke u përballur me vështirësi të shumta shkaku i pandemisë, për këtë arsye kërkohet ndryshimi i ligjit të prokurimit, në mënyrë që në procedurat e tenderimit për produkte dhe shërbime, t’u jepet përparësi kompanive vendore.

“Kjo kërkesë për t’ju dhënë përparësi kompanive vendore prodhuese apo shërbyese, kërkohet të bëhet përmes ndryshimit të ligjit aktual për prokurim publik apo përmes një vendimi të veçantë qeveritar”, thuhet në njoftimin e Klubit të Prodhuesve.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja kundër Wolfsburgut ishte e fundit për mesfushorin Besar Musolli…