Kërkohet nga gjigantët e Evropës, ky është vendimi nga Williams

11 prill 2025 | 15:39

Pavarësisht interesimit të madh nga gjigantët evropianë si Arsenal, Chelsea dhe Barcelona, Nico Williams ka marrë një vendim befasues për të ardhmen e tij. Sulmuesi spanjoll duket se ka zgjedhur të mos ndjekë rrugën e transferimeve të bujshme, por të qëndrojë besnik ndaj Athletic Bilbaos.

Sipas raportimeve të fundit, 21-vjeçari është shumë pranë rinovimit me klubin bask, me një kontratë afatgjatë që mund të konsiderohet “përjetshme”. Ky vendim vjen pavarësisht se klubet e interesuara ishin gati t’i ofronin paga më të larta dhe mundësi për të luajtur në kompeticionet më të mëdha evropiane.

Me rinovimin, klauzola e largimit të Nico Williams pritet të rritet në 90 deri në 100 milionë euro, që e bën edhe më të vështirë largimin e tij në të ardhmen e afërt. Ky veprim tregon jo vetëm përkushtimin e lojtarit ndaj klubit që e rriti, por edhe një mesazh të qartë për ata që besojnë ende te vlerat e qëndrueshmërisë në futboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur të premten në…