Kërkohet nga PSG-ja, Hernandezi nesër vendos për të ardhmen

12 qershor 2023 | 10:48

Lucas Hernandez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij nëse do të bëj transferim këtë verë ose jo.

Mbrojtësi francez i Bayernit është duke menduar nëse do të qëndroj te Bayerni për të nënshkruar një kontratë të re, apo të transferohet në Ligue 1 ku ka një ofertë nga Paris Saint Germain.

Qendërmbrojtësi ka një kontratë me “bavarezët” deri në verën e vitit 2024, derisa presidenti i Bayernit ka konfirmuar bisedimet për vazhdimin e saj.

“Jemi në bisedime me Lucas për një kontratë të re. Ai është një lojtar tepër i mirë që na përshtatet shumë, dhe sigurisht që është dëshira jonë që ta lidhim atë me ne në afat të gjatë”, tha presidenti i klubit Herbert Hainer.

Megjithatë gazeta gjermane “Bild” dhe ajo franceze “L’Equipe” kanë raportuar se Hernandez do të marrë një vendim deri të martën mbrëma më së largu sa i përket të ardhmen së tij.

Besohet se lojtari është pajtuar më parë me një ofertë nga PSG që besohet se është shumë më e mirë në aspektin financiar se ajo e Bayernit.

Në rast se vendos të largohet në drejtim të Parisit, atëherë Bayerni do të kërkojë të fitojë mbi 60 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punësimet jo të rregullta dhe emërime në pozita si Ushtrues…