Kërkohet një qasje e re ndaj migrantëve
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit ndërinstitucional për implementin e Strategjisë për Migrim, të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Yildiray Bayram, njëherësh Koordinator Nacional për Migrim.
Me këtë rast, zëvendësministri Bayram, i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje, duke vënë në dukje angazhimet që janë dukje u bërë në menaxhimin e migrimit, kapacitetet që janë në dispozicion, si dhe sfidat që kanë dalë së fundi, duke përfshirë incidentet e shkaktuara nga një pjese e migrantëve në Qendrat e Azilit, raporton “Epoka e re”.
Zëvendësministri Bayram ka theksuar se për institucionet e Kosovës është bërë shqetësim i madh sjellja e një pjesë të migrantëve, duke u përfshirë incidentet që janë duke i shkaktuar në vendbanime të ndryshme, me theks të veçantë sidomos tek rastet si zjarrvënie të njërit nga objektet e azilit në Vranidoll dhe xhamisë në Magure, plaçkitjet në makete, dyqane, sjelljet asociale në rruge etj.
Ai ka theksuar se mekanizmat institucional, sidomos organet e rendit dhe të ligjit, duhet të kenë një qasje të re ndaj këtyre migrantëve, që janë shndërruar në shqetësim për qytetarët.
Në këtë takim u diskutua edhe për sistemin e migrimit të Kosovës, ku u konstatua se sistemi i migrimit duke përfshi legjislacionin është i vendosur dhe janë të gjitha të rregulluara dhe po ashtu me shtetet fqinje ka një bashkëpunim të mirë, kur bëhet fjalë për migrimin e parregullt.
Po ashtu u diskutua edhe për kapacitetet që ka në dispozicion Kosova, në akomodimin e migrantëve, në ofrimin e shërbimeve të ndryshme dhe planin e veprimit për menaxhimin e fluksit të mundshëm.
Përfaqësuesit e Policisë prezantuan veprimet e ndërmarra nga takimi i fundit në lidhje me parandalimin e incidenteve që përfshinë: Autorizimin e zyrtareve kompetent policor, ku fokus do ta kenë monitorimin e migrantëve që frekuentojnë afër shkollave dhe vendbanimeve tjera me prezencë të migrantëve.
Në fund zëvendësministri Bayram ka falënderuar organizatat: UNHCR, IOM, EXBS-i, dhe ICITAP, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në tejkalimin e sfidave në fushën e Migrimit.