Kërkohet njohje nga Etiopia dhe Maroku
25 shtator 2018
| 23:41
Në kuadër të takimeve që po zhvillon gjatë sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, sot ka takuar përfaqësuesit e lartë të dy shteteve të tjera jo-njohëse të Republikës së Kosovës, kryeministrin e Marokut, Saadeddine Othmani dhe ministrin e Jashtëm të Etiopisë, Dr. Workneh Gebeyehu.
“Gjatë këtyre dy takimeve të ndara të nivelit të lartë, Pacolli ka kërkuar marrjen në konsiderim të njohjes së Kosovës dhe në linjë me këtë edhe mbështetjen e këtyre dy shteteve për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare. Ai gjatë ditës ka takuar disa homologë të tij nga shtete të ndryshme, duke përfshirë ata nga rajoni, Evropa dhe kontinente të tjera”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.