Kërkohet paraburgim për shtetasin e shqiptar që kultivoi 317 bimë narkotike në Koshare

06 gusht 2021 | 15:15

Një person dyshohet se kultivoi dy parcela me 317 bimë narkotike në Gjakovë, për çka prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.

A.H është shtetasi nga Shqipëria i cili po dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainë ose bimëve të kanabisit”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.H., nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, pikërisht në zonën e Koshares, i pandehuri ka kultivuar në dy parcela bimën e kanabis sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope. Në vendin e njëjtë në këto parcela janë zbuluar 317 bimë të tilla, me madhësi deri në 1 metër, ku i pandehuri A.H., ka pasur për qëllim shitjen e tyre, për përfitim të dobisë së kundërligjshme pasurore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 05 gusht 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…