Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit në Viti
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.R., i cili dyshohet se ka vrarë 25-vjeçarin nga Vitia A.R.
Ai ngarkohet me veprat penale “Vrasja e rëndë’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.R., më 13 korrik 2021, rreth orës 11:00, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R., në atë mënyrë që pas një konflikti fizik në mes të pandehurit dhe viktimave A.R. dhe B.B., i pandehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast tani i ndjeri A.R., nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa i dëmtuari B.B., për shkak të lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Gjilanit.
I pandehuri B.R. me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.