Kërkohet përkrahja e Italisë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur të hënën në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, Nicola Orlando. Ministri Mustafa e ka njoftuar ambasadorin italian për prioritetet e tij si ministër dhe për angazhimet e institucioneve sa i përket luftimit të krimit në përgjithësi.
Me këtë rast, ministri Mustafa ka kërkuar mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB-në dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. Po ashtu në ketë takim u diskutua edhe për konferencën e IPA-së e cila do të mbahet në Napoli.
Ndërsa ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, ka siguruar ministrin Mustafa për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve. Gjithashtu, gjatë këtij takim u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave me qëllim të avancimit të ndërtimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë.
/Epoka e re/