Kërkohet përkrahje më e madhe për eksportuesit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, vizitoi ndërmarrjen prodhuese “Kosova Model” në Ferizaj.
Ai ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Kjo kompani e dyerve dhe dritareve eksporton produkte në tregun e huaj, me partner kryesor Gjermaninë. “Lidhur me këtë, u theksua rëndësia e përkrahjes së eksportit në mënyrë që të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe angazhimit të përbashkët në adresimin e çështjeve që rëndojnë bizneset”, thuhet në njoftim të Odës Ekonomike.
Sipas OEK-ut, kompani të tilla duhet të fuqizohen duke u përkrahur në krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe eliminimin e barrierave e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për të bërë biznes.