Kërkohet pezullimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në Kongo
Unioni Afrikan ka thënë se ka “shqetësime serioze” lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Republikën Demokratike të Kongos, duke bërë thirrje për pezullim të rezultateve përfundimtare.
Të dhënat e deritashme e kanë renditur në vend të parë kandidatin opozitar, Felix Tshisekedi, mirëpo kandidati tjetër opozitar, Martin Fayulu insiston se është fitues.
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen të premten.
Një numër i krerëve shtetërorë dhe atyre qeveritarë në Unionin Afrikan janë takuar në kryqytetin e Etiopisë, Adias Ababa dhe kanë lëshuar një deklaratë për votën e 30 dhjetorit.
“Ekzistojnë shqetësime serioze në përputhjen e rezultateve të përkohshme, të shpallura nga Komisioni i Pavarur Elektoral”, është thënë në letër.
“Prandaj Unioni kërkon pezullimin e këtyre rezultateve të zgjedhjeve”.
Mirëpo në rast se rezultati aktual konfirmohet, Tshisekidi do të jetë kandidati i parë opozitar që do të drejtojë shtetin, prej pavarësimit të Republikës Demokratike të Kongos nga Belgjika më 1960.
Komisioni Zgjedhor ka thënë se Tshisekedi ka fituar 38.5 për qind të votave, krahasuar me 34.7 për qind për Fayulu.
Megjithatë Fayulu ka pretenduar se Tshisekedi ka bërë marrëveshje me presidenti Kabila, i cili ka mbajtur këtë pozitë për 18 vjet.
Madje Fayuku ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të shtunën, duke kërkuar rinumërim manual të votave. /Rel/