Kërkohet pushim pranveror në arsim

30 mars 2021 | 13:47

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka mbajtur të martën takim me zyrtarë të MASh-it, përfaqësues të Kolegjiumit të DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve, IKShPK-së, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës.

Ky takim është vazhdimësi e takimit të së premtes (26 mars 2021), për të shqyrtuar mundësitë e organizimit të mësimit gjatë ditëve në vijim, respektivisht mundësinë e pushimit pranveror, zëvendësimin e ditëve të humbura gjatë këtij viti shkollor dhe mësimin plotësues për nxënësit e nivelit fillor dhe atyre që kanë mbetur prapa në mësime.

Ministrja Nagavci ka theksuar brengën e saj për cilësinë e mësimnxënies gjatë këtij viti të vështirë dhe sfidues shkollor, por ka theksuar se primar mbetet shëndeti i personelit arsimor dhe i nxënësve.

Po ashtu, ministrja Nagavci ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë që të jetë e mundur situata dhe të arrihet cilësi në mësimnxënie për aq sa është e mundur.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim u pajtuan se është i nevojshëm pushimi pranveror për shkak të ngarkesës së madhe të mësimdhënësve gjatë punës me grupe, dezinfektimit të shkollave, si dhe për të zbutur situatën aktuale pandemike në arsim dhe atë në përgjithësi.

Ministrja Nagavci ka kërkuar ga Kolegjiumi i DKA-ve që të deri të mërkurën të dalin me rekomandime rreth çështjeve që u diskutuan, në mënyrë që të merret një vendim i qartë dhe të gjithë akterët e përfshirë në arsim të informohen me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës “AstraZeneca” për…