Kërkohet që edhe studentët të përfshihen në Pakon Emergjente
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve “Demokracia Studentore” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që përfshihen edhe studentët në Pakon Emergjente.
“Ne si studentë jemi kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na u bëhet presion nga fakultetet për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë të pandemisë t’i përfshijë të gjithë studentët në Pakon Emergjente, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”.
“Studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja, andaj Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid -19 dhe të merr një vendim dhe t’i përfshijë të gjithë studentët në Pakon Emergjente”, është thënë në njoftimin e organizatës “Demokracia Studentore”.