Kërkohet që Kadri Veselit t’i vazhdohet paraburgimi

04 maj 2022 | 12:50

Në një shkresë drejtuar gjykatësit të  procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që Kadri Veselit t’i vazhdohet paraburgimi.

Sipas prokurorisë, vazhdimi i paraburgimit mbetet i nevojshëm.

Ata kanë përmendur si rreziqe, rrezikun e  arratisjes, pengimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe rrezikun për të kryer krime të mëtejshme.

Ndryshe, pas dorëzimit të aktakuzës së plotësuar nga ZPS-ja, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dalin para gjykatës më 10 maj. Thaçi pritet të dalë nga ora 10:00 deri në 10:45, Veseli nga ora 11:15 deri në orën 12:00, Krasniqi nga ora 14:00 deri në 14:45 dhe Selimi nga ora 15:15 deri në orën 16:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi dhe Manchester City do të përballen sonte në…