Kërkohet që shtatorja e Zahir Pajaitit të vendoset në Tiranë
Historiani dhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosjes në Podujevë, Florent Hasani ka kërkuar që edhe shtarorja e heroit kombëtar Zahir Pajazit të vendoset në Tiranë krahas figurave tjera kombëtare, Skënderbeut, Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit.
Hasani ka thënë për “Epokën e re” se kërkesën për vendosjen e shtatores do ta bëj bashkërisht me autorin e emisioneve ‘Gjurmë Shqiptare’ në Top Channel, Marin Memen. “Kërkesa do t’i dorëzohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrisë së Kulturës. Vlerësojmë se kontributi i Zahir Pajazitit për çlirim e bashkim kombëtar ishte një kontribut i jashtëzakonshëm, dhe i pandalshëm që nga rinia e tij e hershme e deri në momentet e fundit të jetës së tij. Zahiri është një ikonë e cila krahas një vendi meritorë që duhet ta ketë në historinë kombëtare, ai meriton një vend edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.”, ka thënë Hasani.
/Epoka e re/