Kërkohet realizimi i vendimit për shitësit e pjeprave në Mitrovicë
Është mbajtur mbledhja e rregullt javore e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me drejtorët e drejtorive komunale, në të cilën u diskutuan disa pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me drejtoritë komunale.
Drejtori i Drejtorisë së Financave, Shukri Gashi, ka kërkuar nga drejtorët tjerë që të barazojnë faturat e shpenzimeve para se të përgatitet raporti financiar gjashtëmujor.
Ai në vazhdim i ka njoftuar pjesëmarrësit në mbledhje për takimin në të cilën është folur për procesin e buxhetit për vitin 2019-2021, ku si konkluzion ka dalë edhe vlerësimi i transparencës nëpër komuna, me ç’rast ato të cilat janë më transparente, do të shpërblehen me financimin e projekteve të ndryshme.
Pikë tjetër e rendi të ditës ishte realizmi i vendimit të marrë më parë për zhvendosjen e shitësve të pjeprave në një hapësirë të posaçme afër xhamisë.
Kryetari Bahtiri ka kërkuar urgjentisht që të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme dhe që ky venim të realizohet sa më shpejt.
/Epoka e re/