Kërkohet reflektim i Qeverisë për sigurimin shëndetësor dhe jetësor të policëve të Kosovës
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme Bejtush Gashi dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës Valbona Kamberi, me të cilët ka diskutuar për sigurimin shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës.
“Ata na ruajnë neve, e ne duhet të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Policia e Kosovës si duket më në fund po trajtohet me më dinjitet nga Qeveria e Kosovës. Sot në një takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme z.Bejtush Gashin dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës znj.Valbona Kamberi biseduam për sigurimin shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës. Të gjithë u pajtuan, tashme vetëm duhet një vendim Qeveritare për ta jetësuar atë në praktikë”, është thënë në njoftimin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.
/Epoka e re/