
Kërkohet rritja e çmimit të energjisë, Bajrami fajëson qeverinë: Rritje e faturave, e papërballueshme për qytetarëve
Kandidati për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kërkesës së kompanive të energjisë për rritje të çmimit të rrymës.
Ajo ka bërë me dije se qytetarët e Kosovën kanë të drejtë të dinë, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti se në këtë mandat nuk ka bërë asnjë investim për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë.
“Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë: A do të rritet sërish çmimi i energjisë elektrike? Në mandatin e kaluar, kjo qeveri DYFISHOI çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset.
Çfarë ka bërë qeveria Kurti për të rritur prodhimin e energjisë? Zero nvestime në kapacitete gjeneruese që nga viti 2021: ❌ Asnjë projekt i ri për prodhimin e energjisë, ❌ Asnjë investim në kapacitetet ekzistuese, ❌ Asnjë strategji për uljen e varësisë nga importi”, ka shkruara ajo, duke vazhduar kritiken ndaj Qeverisë.
“Për 4 vite, qeveria ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit, ndërkohë që qytetarët paguajnë fatura gjithnjë e më të larta. Si është e mundur që paguajmë gjithnjë më shumë, por nuk kemi asnjë MËh shtesë të prodhuar në katër vitet e fundit? Derisa Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar dhe po shqyrton kërkesat e kompanive për lejimin e të hyrave për 1 prill 2025 deri me 31 mars 2026, Qeveria në detyrë po heshtë. Qeveria në detyrë e ka për obligim të deklarohet nëse do të lejojë të ketë edhe rritje tjetër të çmimit të energjisë nga 1 prill, apo do të marrë masa për ta parandaluar?”, është shprehur ajo.
Ajo ka bërë me dije se rritja e çmimit të rrymës do të ishte e pa pranueshme.
“Ata duhet ta dinë se edhe dhe një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve – nuk munden qytetarët në vazhdimësi të paguajnë më shumë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë. Mjaft më me rritje çmimesh, mjaft më me justifikime! Qytetarët ende po bartin barrën e inlfaciont mbi 50% të produkteve të konsumit bazë. Energjia nuk është lluks është domosdoshmëri për secilën familje”, ka shkruar Bajrami.