Kërkohet rritja e pagave për punëtorët e RTK-së

11 maj 2022 | 14:32

Kryetari i SPERTK-së, Gëzim Bimbashi dhe anëtari i Kryesisë, Blerim Ruhani, janë takuar të mërkurën me kryetarin e BSPK-së,Atdhe Hykolli.

Bimbashi e ka njoftuar kreun e BSPK-së me kërkesat e SPERTK-së, të cilat i ka adresuar fillimisht te menaxhmenti në detyrë, pastaj edhe te Bordi i RTK-së rreth ngritjes se pagave, konkretisht për 100 euro, përfshirë këtu të gjithë koeficientet në RTK.

Sindikata e ka njoftuar kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, se në RTK nuk ka pasur ngritje të pagave nga viti 2006.

Ndërsa kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se e mbështesin çdo kërkesë të SPERTK-së, e cila ka të bëjë me punëtorët e RTK-së.

“Të nderuar kolegë në RTK, ne dje kemi bërë kërkesë për takim me Bordin e RTK-së dhe presim gjatë kësaj jave të takohemi për të diskutuar rreth kërkesës së SPERTK-së. Nëse nuk ka disponim për ngritje të pagave, ju njoftojmë se do t’u bashkohemi grevave të paralajmëruara nga BSPK-ja, por fillimisht ne duam të zhvillojmë dialog rreth kësaj çështjeje. Nëse kërkesa jonë nuk pranohet, do të thërrasim të gjithë kolegët për të na u bashkuar në grevë. Koha kur ne po kërkojmë të ngrihet paga është shumë e nevojshme për secilin punonjës në RTK. Gjatë kësaj jave do t’ju njoftojmë për hapa konkretë”, ka njoftuar SPERTK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane është një nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit teksa…