Kërkohet seancë për çështjen e paraburgimit të Thaçit, kritikohet Specialja për mosbesim ndaj policisë
Në Gjykatën Speciale është duke mbajtur konferenca e dhjetë statutore për ecurinë çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou, ka thënë se nëse ekipi i mbrojtjes së Thaçit është i gatshëm më datën 22 shkurt do të mbahet një seancë ku do të trajtohet kërkesa e mbrojtjes për rishikimin e paraburgimit.
“Dëshiroj ta trajtoj kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për t’u dëgjuar një seancë për çështjet që kanë të bëjnë me rishikimin e paraburgimit dhe parashtrimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Sa i takon rishikimit të paraburgimit e ftoj mbrojtjen e Thaçit ta bëjë këtë kërkesë në kuadër të afatit të rishikimit të ardhshëm të paraburgimit. Sa i takon parashtrimeve të ZPS-së që kanë të bëjnë me trajtimin e informacioneve konfidenciale dhe kontaktet e palëve me dëshmitarët i kërkova zyrës të bënte parashtrime të cilat janë protokolluar dje. Do të doja që palët të paraqesin pikëpamjet e tyre mes a vijon nëse preferojnë diskutime ose nuk nevojiten argumente shtesë. Deri ku një seancë e tillë do të mund të zhvillohej në seancë publike dhe nëse palët do të ishin të disponueshme ditën e martë, më 22 shkurt pas dreke, nëse do të programohej një seancë e tillë”, ka thënë Guillou.
Kurse avokati i Thaçit, Gregory Kehoe ka thënë se ekipi i mbrojtjes është i gatshëm për një seancë më 22 shkurt.
Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk po i beson Policisë së Kosovës. Sipas tij, pas dyerve të mbyllura, ZPS-ja e ka quajtur të korruptuar Policinë e Kosovës.
“Ne do të kërkonim gjykatës një seancë. Është më shumë rëndësi qëndrimi që sugjeron ZPS. Do të ngulim këmbë që të bëhet një seancë patjetër. Më datë 22, jemi të disponueshëm. Sa i takon çështjes së paraburgimit e kam parashtruar këtë çështje thjesht për shkak të faktit se ka një apelim i cili është në gjykim për momentin por po kërkonim një udhëzim nga gjykatësi, nëse parashtrimet e bëra nga Policia e Kosovës, të cilat ZPS-ja ka vendosur t’i kritikojë dhe i ka thirrur në një far mënyre të korruptuar, pa i quajtur publikisht, por pas dyerve të mbyllura. Do të ishte e nevojshme një seancë tjetër në mënyrë që gjykatësi t’i kërkonte policisë kosovare apo ndonjë vendi të tretë të bëjnë pyetje për organizmit e lirimit të përkohshëm në procedurë paraprake”, ka thënë ai.