Kërkohet shkurtimi i përfitimeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë
Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete në bashkëpunim me KDI-në, kanë mbajtur dëgjim publik me temën “Përfitimet për ish-zyrtarët e lartë”, me ç’rast u diskutua për shkurtimet e mundshme të përfitimeve të benificioneve për disa kategori të pozitave të larta shtetërore.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka ardhur koha për shkurtime të përfitimeve. “Ka ardhur koha për t’i shkurtuar disa përfitime të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Edhe ne kemi shumë ligje të cilat e rregullojnë këtë fushë. Mua më duket e pakuptueshme se si deputeti merr edhe pagë edhe shtesa për komisionet dhe seancat. Sa i përket presidentit familja e tij kanë të drejtë për sigurime shëndetësore për të gjithë familjen, si dhe për bursa për fëmijët. Mendoj se kemi shumë përfitime për ish-funksionarët e lartë dhe besoj se këto duhet të adresohen dhe të ndërpriten, në mënyrë që ato të përshtaten për rrethanat tona”, është shprehur Haxhiu.