Kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm
12 gusht 2019
| 17:23
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që ta shpenzojnë sa më racionalist ujin e pijshëm.
Kjo kompani ka bërë me dije se për shkak të temperaturave të larta është duke rënë niveli i ujit në liqenet akumuluese.
“Rreth 2.6 miliardë njerëz jetojnë në zona me rrezik të lartë të mungesës së ujit. Sot, mbi vendin tonë po shënojnë temperatura mjaft të larta, niveli i ujit në liqene akumuluese po bie dalëngadalë. Ne, nuk bëjmë pjesë ndoshta në zonat me rrezikshmëri të lartë furnizimi, por nëse sot nuk e ruajmë ujin e pijshëm, nëse nuk e përdorim drejtë, në periudhë më afatgjatë rrezikojmë të mbetemi pa të. Kërkojmë shpenzim racional të ujit të pijshëm!”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.
/Epoka e re/