Kërkohet shuarja e një partie politike në Kosovë
16 gusht 2022
| 12:06
Në komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot është dorëzuar dokumenti për shuarjen e një partie politike.
Partia e Ashkalive të Kosovës, ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saj politike dhe fajin për këtë po ia lë kryetarit Hetem Arifi.
Sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani, ka dorëzuar në KQZ, aplikimin për shuarjen e partisë, me ç’rast tha për Ekonomia Online se dega në Gjakovë dhe Ferizaj, janë larguar gjithashtu. Ai tha se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjitimitet në parti.