Kërkohet të hetohet kontrata për vendosjen e ulëseve në hapësirat publike në komunën e Prizrenit

13 maj 2020 | 14:52

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se dyshimet e paraqitura nga mediet për kontratën e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit për realizimin e projekteve për ndërtimin e miniparqeve, furnizimin dhe vendosjen në hapësirat publike të ulëseve dhe koshave për plehra dhe ndriçim në hapësirat publike mbeten tejet shqetësuese.

“Raportimet mediale se çmimet janë diametralisht të ndryshme për produkte thuajse të ngjashme, ngritin dyshime se ky tender me kohë është ‘qëndisur’, mbetet bazë për hetime të mëtejme të organeve të drejtësisë. Çmimet për ulëset e parkut që variojnë nga 11 euro deri  995 euro lënë hapësirë për dyshime të arsyeshme se ky aktivitet i prokurimit është i manipuluar”, ka njoftuar KDI-ja.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që kjo kontratë e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit  të jetë objekt i hetimit nga organet e drejtësisë.

Po ashtu ky institut, i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,  të shtojë kontrollet e brendshme me qëllim të menaxhimit sa më efikas të parasë publike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Nebih e…