Kërkohet unitet politik për përmbylljen e dialogut me Serbinë
06 prill 2018
| 08:55
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është proces i vështirë, por nuk ka alternativë. Kështu kanë deklaruar të enjten drejtuesit e institucioneve, përfaqësuesit e partive politike dhe diplomatët e huaj në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ndërmjetKosovësdheSerbisë”.
Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë bërë thirrje për unitet politik në përmbylljen e dialogut me Serbinë, shkruan “Epoka e re”.
Sipas tyre, arritja e marrëveshjes përfundimtare duhet ta ketë peshën e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.